Është një prej hoteleve më të frekuentuara dhe me renome në Kosovë. Me traditën e gjatë e cila është një kombinim mes traditës së Kosovës, shërbimit modern dhe përkujdesjes maksimale për mysafirët, Hotel Ora është adresa më e preferuar për mysafirë ndërkombëtarë por edhe vendor. Me fillimet qysh nga fillimvitet 90 si restoran Ora dhe prej pas luftës edhe si hotel, Ora ka pritur dhe përcjellur mysafirë të shumtë, duke filluar nga Presidenti i ndjerë i Kosovës Ibrahim Rugova, burrështetas nga mbarë bota, duke filluar nga Bill Clinton për të vazhduar me nënkryetarin aktual Joseph Biden, të ngarkuarin e BE-së për politikë të jashtme, Javier Solana, ministrin e jashtëm francez Bernard Kouchner, kolegun e tij rus Sergej Lavrov dhe politikaj të njohur gjermanë dhe europianë e amerikanë.

I shtrirë në qendër të qytetit, afër institucioneve qendrore vendore dhe ndërkombëtare të Kosovës, me qetësinë, diskrecionin dhe përshtatjen për mysafirët, me një staf profesionist, Hotel ORA është në shërbim të plotë për mysafirët e saj për 24 orë të tëra.

 

 

© 2009-2012 Hotel ORA